Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Flori rikthehet me album të ri në vjeshtë, në horizont edhe bashkëpunimi me Elvanën

Flori rikthehet me album të ri në vjeshtë, në horizont edhe bashkëpunimi me Elvanën

Gazetari Elton Tozaj ka njoftuar sot në emisionin “Ora 7” se këngëtari Flori Mumajesi pritet të rikthehet në skenën muzikore me një album të ri gjatë muajve shtator ose tetor.

Sipas Tozajt, albumi i artistit ka qenë në përgatitje për më shumë se një vit. Ai përfshin këngë të reja dhe ripërpunime të projekteve të mëparshme.

“Ka një vit e ca që po punohet për këtë. Ka rikthim, ka ripërpunim të këngëve, ka rivazhdim të këngëve siç është kënga ‘Hëna’ me Ylli Limanin apo ‘Jeta’ me Elvana Gjatën,” tha Tozaj.

<

Kur u pyet për një rikthim të mundshëm mes Flori Mumajesit dhe Elvana Gjatës, gazetari theksoi se kjo temë është diskutuar prej kohësh dhe se pritet të realizohet.

“Është diskutuar prej kohësh kjo gjë dhe po, do të ketë një rikthim me Elvana Gjatën. Rikthimi i Flori Mumajesit ka për të qenë rikthimi më i madh i mundshëm ndonjëherë,” shtoi ai.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement