Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Flakët përfshijnë ndërtesën në Zvicër, 5 persona të zhdukur

Flakët përfshijnë ndërtesën në Zvicër, 5 persona të zhdukur

Një zjarr i madh ka përfshirë një ndërtesë shumëkatëshe në Thusis, në kantonin Graubünden të Zvicrës, duke shkatërruar plotësisht një restorant dhe disa banesa.

Sipas Policisë Kantonale të Graubünden, zjarri u raportua pak pas mesnatës dhe dyshohet se ka nisur në katin e dytë të ndërtesës. Shkallët e ndërtesës janë shembur, duke e vështirësuar ndihmën për ekipet e emergjencës, siç njofton Bild.

Me ndihmën e ekipeve të shpëtimit, 14 persona arritën të largoheshin nga ndërtesa. Sidoqoftë, tetë prej tyre kanë pësuar lëndime, ndërsa dy janë në gjendje të rëndë dhe janë dërguar në spital.

<

Gjithashtu, pesë persona vazhdojnë të konsiderohen të zhdukur. Rreth 100 zjarrfikës nga rajoni janë angazhuar për shuarjen e zjarrit, që ka vazhduar edhe gjatë mëngjesit të së premtes.

Shkaqet e zjarrit ende nuk janë përcaktuar. Policia Kantonale, në bashkëpunim me Prokurorinë, ka nisur hetimet për të zbuluar burimin e këtij incidenti tragjik.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement