Një rast i dhunës në familje është raportuar të mërkurën në Vushtrri.
Sipas informacionit nga policia, dy persona të dyshuar janë arrestuar pas një fjalosjeje që ndodhi mes tyre.
Pas intervistimit dhe veprimeve të tjera hetimore, me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në mënyrë të rregullt.
Be the first to comment