Sipërmarrësi shqiptar, Fitim Thaqi, ka zgjeruar më tej rrjetin e marketeve të tij në Gjermani. Më 2 korrik 2026, ai inauguroi pikën më të re të Drini Market në Nürnbergh, e cila ndodhet në adresën Fürther Str. 181, 90429 Nürnberg.
Ky investim forcon praninë e Drini Market në tregun gjerman, duke ofruar shqiptarëve në diasporë një gamë të gjerë produktesh ushqimore dhe tradicionale nga Kosova dhe Shqipëria.
Ceremonia e hapjes u përcoll me pjesëmarrjen e familjarëve, miqve, bashkëpunëtorëve dhe një numri të madh të bashkatdhetarëve që uruan Fitim Thaqin për këtë etapë të re të biznesit. Atmosfera festive dhe interesimi i lartë i të pranishmëve dëshmuan entuziazmin për hapjen e kësaj pike të re.
Prej vitesh, Drini Market ka mbetur një adresë e njohur për shqiptarët në Gjermani, duke ofruar produkte autentike nga vendlindja. Përveç shërbimit ndaj komunitetit, ky rrjet kontribuon në promovimin e prodhimeve shqiptare në tregun evropian, duke krijuar mundësi për prodhuesit nga Kosova dhe Shqipëria.
Hapja e marketit në Nürnberg përbën një tjetër hap të rëndësishëm në zgjerimin e këtij rrjeti, ndërsa Fitim Thaqi vazhdon të investojë në zhvillimin e biznesit të tij dhe afrimin e produkteve shqiptare me diasporën.
Be the first to comment