Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

FIFA zbulon mbi 7 milionë postime abuzive gjatë Kupës së Botës

FIFA zbulon mbi 7 milionë postime abuzive gjatë Kupës së Botës

Shërbimi i Mbrojtjes së Rrjeteve Sociale të FIFA-s (SMPS) ka bërë një zbulim alarmant gjatë Kupës së Botës, duke identifikuar më shumë se 7 milionë postime potencialisht të dëmshme ose abuzive në rrjetet sociale. Kjo njoftim i organizatës botërore të futbollit u bë i ditur të shtunën.

FIFA ka theksuar se niveli i zbulimit të këtyre rasteve është rritur ndjeshëm, duke arritur 14 herë më shumë në krahasim me edicionin e vitit 2022, në të cilin u eliminuan rreth 470 mijë postime të tilla.

Ekipi i SMPS ka shqyrtuar mbi 500 mijë mesazhe që inteligjenca artificiale i ka identifikuar si të drejtuara ndaj lojtarëve, trajnerëve dhe zyrtarëve gjatë Kupës së Botës. Më shumë se 1 mijë kërcënime janë raportuar te autoritetet, përfshirë organet e zbatimit të ligjit.

<

Që nga fillimi i turneut, SMPS ka moderuar më shumë se 53 milionë postime dhe komente në rrjetet sociale. Kupa e Botës do të përfundojë të dielën me përballjen finale mes Argjentinës dhe Spanjës.

Në fillim të këtij muaji, FIFA njoftoi se abuzimi racor përbënte 11% të të gjitha mesazheve fyese të zbuluara gjatë këtij Botërori.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement