Kur Selin Bollati ndodhej brenda shtëpisë më të njohur në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, u diskutua shumë për situatën e babait të saj, i cili thuhej se ishte në burg jashtë vendit. Megjithatë, balerina e njohur e mohoi këtë informacion, por thashethemet vazhduan.
Pas përfundimit të shfaqjes, Selin udhëtoi drejt vendit ku babai i saj punonte, duke ndarë disa fotografi me të nga atje. Së fundmi, duket se babai i saj ka rikthyer në Shqipëri. Në rrjetet sociale janë bërë virale disa video ku ata shfaqen duke kërcyer së bashku.
Ditën e premte, ish-banorja Greta Kazazi festoi ditëlindjen e saj. Në një festë të madhe me përfshirjen e familjarëve, momenti më i veçantë ishte kërcimi i Selin me babain e saj. Ky moment është ndarë në rrjetet sociale dhe është bërë shumë i njohur.
Be the first to comment