Policia Rajonale e Ferizajt ka intensifikuar kontrollet në rrugë gjatë javës së kaluar, duke marrë masa ndaj drejtuesve që shkelin rregullat e trafikut.
Nga të dhënat e publikuara nga policia, në periudhën 15-21 qershor janë shqiptuar gjithsej 389 gjoba për kundërvajtje të ndryshme që kërcënojnë sigurinë rrugore. Prej këtyre, 331 gjoba janë vendosur për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, ndërsa 58 për përdorimin e telefonit mobil gjatë ngasjes së automjetit.
Përveç gjobave, policia ka marrë edhe masa më të rrepta ndaj shkelësve të rregullave të trafikut. Si pasojë e kundërvajtjeve të rënda, janë konfiskuar 10 automjete, si dhe 25 skuterë e motoçikleta.
Be the first to comment