Kontrolli i qarkullimit të motoçikletave dhe skuterëve është zhvilluar nga data 6 deri më 12 korrik, me një vëmendje të veçantë për drejtuesit e këtyre mjetesh. Ky kontroll është pjesë e planit operativ për të rritur sigurinë në rrugë.
Sipas Policisë, gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar gjoba për shkelje të rregullave të komunikacionit. Shkeljet përfshijnë drejtimin e motoçikletës pa patentë, pa regjistrim dhe pa helmetë mbrojtëse, si dhe kundërvajtje të tjera.
Gjithashtu, janë konfiskuar 15 motoçikleta dhe skuterë, kryesisht për mungesë të dokumentacionit të nevojshëm.
Policia ka bërë apel për respektimin e rregullave të trafikut, duke nënvizuar rëndësinë e përdorimit të pajisjeve mbrojtëse dhe përshtatjen e ngasjes me kushtet e rrugës.
“Ngasja e papërshtatshme dhe mosrespektimi i rregullave të trafikut rrezikon seriozisht jetën e drejtuesve dhe të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion. Respektoni kufizimet e shpejtësisë, përshtatini ngasjen me kushtet e rrugës dhe gjithmonë vendosni helmetën mbrojtëse. Një moment pakujdesie mund të ketë pasoja të rënda për jetën”, thekson Policia.



















You must be logged in to post a comment Login