Emily Ratajkowski ka ndarë një reflektim të sinqertë në esenë e saj të re në revistën “The Cut”. Modelja, aktorja dhe autorja flet hapur për frikën e saj nga idea e të qenit nënë beqare, një shqetësim që u realizua pas lindjes së djalit të saj.
Ajo shprehet se “të kesh një fëmijë me burrin e gabuar ishte mënyra më e shpejtë për të prishur jetën tënde si grua”, duke theksuar humbjen e lirisë, zgjedhjeve dhe sigurisë.
Ky reflektim lidhet me martesën e saj me producentin Sebastian Bear-McClard, e cila filloi në vitin 2018. Ratajkowski tregon se martesa u shkatërrua shpejt, pasi ata ndaluan të kishin marrëdhënie intime vetëm gjashtë muaj pas lindjes dhe u ndanë brenda pak muajsh. Ajo përshkruan vështirësitë e kalimit në një jetë të re, duke u përballur me presion emocional dhe gjykimet e të tjerëve.
Megjithatë, ajo e sheh këtë eksperiencë si një mundësi për të u forcuar dhe për t’u vetëdijesuar. Ratajkowski e percepton largimin nga martesa si një akt guximi, duke i dhënë kështu mundësinë për të ndërtuar një identitet të ri si nënë beqare, pa iluzione për marrëdhëniet tradicionale.
Eseja e saj ka rënë në sy menjëherë pas publikimit, duke ngjallur diskutime të shumta rreth zgjedhjeve personale dhe forcës që vjen me pranimin e realitetit. Sot, Ratajkowski duket se ka arritur një lloj paqeje, duke u larguar nga situata që nuk e kënaq më dhe duke e parë këtë si një përfitim të vërtetë nga një përvojë e vështirë, por transformuese.
Be the first to comment