Connect with us

Hi, what are you looking for?

Technology

Fëmijët nën 16 vjeç pa rrjete sociale në Britani: A duhet ta ndjekë edhe Kosova këtë shembull?

Fëmijët nën 16 vjeç pa rrjete sociale në Britani: A duhet ta ndjekë edhe Kosova këtë shembull?

Në Parlamentin e Britanisë së Madhe, aktualisht po shqyrtohet një projektligj i ri, i cili synon të kufizojë qasjen e fëmijëve nën moshën 16-vjeçare në të gjitha rrjetet sociale.

Ky projektligj gjithashtu parashikon rregulla më të rrepta për përmbajtjet e aksesueshme nga adoleshentët e moshës 16 deri në 18 vjeç.

Diana Metushi, gjatë emisionit “Ora Shtatë,” e vlerësoi këtë nismë si një hap të vonuar. Ajo theksoi se pasojat e përdorimit të pakontrolluar të rrjeteve sociale janë bërë të dukshme prej vitesh.

“Që nga evoluimi i rrjeteve sociale në mbarë botën, kemi fëmijë që bien viktimë e këtyre platformave. Shantazhi seksual është në rritje, me mbi 27 mijë raste të konfirmuara në nivel global. Bullizmi, sidomos përmes ‘Snapchat’, ka ardhur duke u rritur, ndërsa dhuna në shkolla gjithashtu është e lidhur ngushtë me rrjetet sociale,” u shpreh ajo si një nënë e shqetësuar.

Nga ana tjetër, eksperti i teknologjisë, Besmir Semanaj, theksoi se përdorimi i platformave digjitale përmban shumë rreziqe për të rinjtë, veçanërisht në aspektin e privatësisë.

Ai paralajmëroi se shpërndarja e të dhënave personale në internet mund të ekspozojë përdoruesit ndaj rreziqeve të ndryshme, ndërsa humbja e privatësisë vazhdon të jetë një nga shqetësimet më të mëdha.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement