Fehim Sali është arrestuar nën dyshimet për veprën penale të spiunazhit, në një operacion që ka përfshirë Agjencinë Kosovare të Inteligjencës, Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë Speciale.
Sali dyshohet se ka bashkëpunuar për një periudhë të gjatë me Agjencinë serbe të Inteligjencës (BIA). Ai ka mbajtur kontakte me zyrtarin e saj, Zelimir Matoviq, sipas raportimeve nga RTK, të cilat janë transmetuar edhe nga Klankosova.tv.
Aktualisht, Sali ushtron profesionin e arsimtarit në shkollën serbe “9 Maji” në Rapçë të Dragashit. Më parë, ai ka qenë i angazhuar në Këshillin Konsultativ për Komunitete pranë Zyrës së Presidentes.
Gjithashtu, dyshohet se merret me ndërmjetësimin për prona dhe dokumente serbe, si dhe përfshihet në grumbullimin e votave për mbështetësit e Alleksandar Vuçiqit.



















You must be logged in to post a comment Login