Nënkolonelja e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Fatbardha Osaj, ka pranuar zyrtarisht detyrën si atashe e Mbrojtjes për Republikën e Shqipërisë, me seli në Tiranë.
Këtë informatë e ka bërë të ditur ministrja e Mbrojtjes përmes një njoftimi në Facebook, sipas të cilit ky emërim përbën një hap të rëndësishëm institucional. Nënkolonele Osaj është gruaja e parë që emërohet në këtë detyrë në Republikën e Shqipërisë, duke vërtetuar përkushtimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës për promovimin e profesionalizmit, meritokracisë dhe barazisë në përfaqësimin ndërkombëtar.
Be the first to comment