Një 78-vjeçar nga lagjja Bregu i Diellit në Prishtinë është raportuar i zhdukur që nga mëngjesi i së enjtes. Familjarët e tij kanë kërkuar ndihmën e qytetarëve për ta lokalizuar sa më shpejt.
Xhafer Raqi, sipas informacioneve nga familja, ka dalë nga shtëpia rreth orës 08:00 dhe që atëkohë nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e tij. Familjarët theksojnë se ai vuan nga demenca, duke e bërë edhe më të ngutshme gjetjen e tij.
Rasti është raportuar gjithashtu në Policinë e Kosovës, e cila ka filluar procedurat për kërkimin e tij. Familjarët kanë njoftuar që kanë mobilizuar më shumë se 30 persona për ta kërkuar në qytet, por nuk kanë angazhuar ndonjë ekip kërkim-shpëtimi.
Ata apeluan që të gjithë ata që kanë informacion për vendndodhjen e Xhafer Raqit të lajmërojnë në numrin +383 44 737 900.
Be the first to comment