Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Falsifikoi letërnjoftimin për t’iu shmangur Policisë – i riu nga Gjakova shpallet në kërkimSinjali

Falsifikoi letërnjoftimin për t’iu shmangur Policisë – i riu nga Gjakova shpallet në kërkimSinjali

Një rast i dyshuar i falsifikimit të dokumenteve është evidentuar në Gjakovë. Një i ri dyshohet se ka përgatitur një letërnjoftim të falsifikuar, të cilin e ka përdorur për t’u shmangur organeve të rendit, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve të besueshme nga struktura të angazhuara në hetim, ngjarja ka filluar më 2 qershor. Gjatë një kontrolli pranë Stacionit Policor, zyrtarët policorë kanë gjetur një letërnjoftim në emër të Bekim Krasniqit.

Në verifikimin e dokumentit, policët kanë vënë re se i mungonin elementet mbrojtëse holografike. Po ashtu, ngjyrat, përmasat dhe karakteristikat e tjera nuk përputheshin me një letërnjoftim origjinal.

<

Pas një serie hetimesh dhe veprimesh operative, më 4 qershor, policia ka siguruar një deklaratë nga vëllai i të dyshuarit. Ai ka pohuar se Florian Fila dyshohet se e ka falsifikuar vetë letërnjoftimin dhe e ka përdorur atë me emër tjetër.

Sipas të njëjtit burim, dokumenti i rremë është përdorur për të shmangur Policinë, pasi i dyshuari ishte në kërkim lidhur me një rast të tjetër që kishte të bënte me bashkëshorten e tij.

Me autorizimin e Prokurorit kujdestar, është iniciuar një hetim për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”, dhe Florian Fila është shpallur në kërkim policor. Hetimet për rastin vazhdojnë.

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të provohet përmes një vendimi të formës së prerë nga gjykata.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement