Futbollisti kosovar, Agon Xhaka, ka ndarë rrugët me FC Malishevën pas pesë vitesh me këtë skuadër.
Ekipi ka shprehur falënderimin e tij për kontributin e Xhakës gjatë këtyre viteve, përmes një postimi në Facebook. Ata theksojnë se pesë vjet nuk matet vetëm me ndeshje të luajtura, por edhe me besnikëri, sakrificë dhe momente që mbesin në kujtesë.
Në njoftim, FC Malisheva përmend se Agoni ka qenë pranë klubit në sfidat më të mëdha dhe arritjet më të rëndësishme, duke dhënë gjithmonë maksimumin për fanellën. Që nga ardhja e tij në vitin 2021, ai është bërë një prej shtyllave të ekipit dhe ka kontribuar në periudhën më të suksesshme të klubit.
Xhaka ka qenë pjesë e ekipit që ka shkruar historinë e FC Malishevës, duke siguruar tri kualifikime radhazi në garat e UEFA Conference League. Përkushtimi, profesionalizmi dhe karakteri i tij kanë lënë gjurmë si në fushë, ashtu edhe jashtë saj. Në njoftim përmendet se Agoni do të mbetet gjithmonë një pjesë e historisë së klubit dhe se FC Malisheva do të jetë gjithmonë shtëpia e tij.
Be the first to comment