Fituesja e “Big Brother VIP Albania 5”, Selin Bollati, ka nisur këtë ditë me një lajm të trishtueshëm. Ajo ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se ka humbur qenin e saj të dashur, Willy.
Selin, e cila ka ndarë një moment të ngarkuar emocional, iu ka bërë thirrje ndjekësve të saj për ndihmë në gjetjen e kafshës shtëpiake. Ajo ka theksuar se Willy ka një pullë ngjyrë kafe të lehtë në fund të shpinës, e cila e bën të identifikueshëm.
“Dita nisi me lajme jo shumë të mira. Willy është larguar nga shtëpia! Ju lutem, kush e shikon, të më shkruajë. Ndihmë!” ka shkruar ajo në Instagram.
Selin ka shpërndarë gjithashtu disa fotografi të qenushit të saj të bardhë, shpresojmë që dikush nga ndjekësit do ta pikasë dhe do ta ndihmojë atë të rikthehet shëndosh e mirë në shtëpi. Shpresojmë që ajo ta gjejë sa më shpejt Willy-n e saj.
Be the first to comment