Mbrëmjen e djeshme, u zhvillua finalja e edicionit të tretë të “Ferma VIP”, ku fituese u shpall poetja Mimoza Ahmeti.
Përveç emocioneve që shoqëruan shpalljen e fitueses, një moment i veçantë u evidentua mes dy ish-fermerëve, Malbora Gurra dhe Ervin Kapaj, të cilët u shfaqën në studio pranë njëri-tjetrit.
Opinionisti i këtij edicioni, Ermal Mamaqi, ndau në llogarinë e tij në Instagram një video që capture momentin, duke i ngacmuar ata për një lidhje të mundshme. Me humorin e tij karakteristik, Ermali pyeti: “A është lidhur Malbora me Ervinin?” Ai kishte vënë re se ata dukeshin të afërt, duke thënë: “Shkoni shumë bashkë.”
Malbora iu përgjigj deklaratës me një batutë: “Edhe unë mendoj, por ky nuk do.” Ndërsa Ermali, duke u referuar Ervinit, vazhdoi me humor: “Ky vdes për ty!” Ai e shfrytëzoi momentin për ta uruar dyshen, duke thënë: “Hajde urime për Malborën dhe Ervinin! Nuk fituan finalen, por fituan njëri-tjetrin, bravo!”
Edhe pse videoja u përhap shpejt në rrjetet sociale, e gjithë kjo përjetohej si një shakë dhe bisedë miqësore mes tyre.



















You must be logged in to post a comment Login