Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Erion Veliaj nuk shkon në gjykatë: “Nuk dua të paraqitem në seancë”

Erion Veliaj nuk shkon në gjykatë: “Nuk dua të paraqitem në seancë”

Ka nisur prej afro një ore gjyqi për akuzat ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, si dhe ndaj shtatë personave të tjerë të përfshirë në të njëjtën dosje.

Sipas raportimeve nga Top Channel, Veliaj nuk ka qenë i pranishëm në këtë seancë, por është përfaqësuar nga avokati i tij, Plarent Ndreca. Nëpërmjet një deklarate, ai ka informuar gjykatën se është në dijeni të seancës, por nuk dëshiron të marrë pjesë për shkak se nuk i janë vënë në dispozicion 24 fashikujt dhe provat digjitale. Veliaj gjithashtu ka ngritur shqetësimin se gjykata nuk ka zbatuar dispozitat ligjore që i japin të drejtë të merrte pjesë si njeri i lirë në sallën e gjyqit.

Në këtë proces gjyqësor janë nën akuzë gjithsej 19 persona. Ndër ta, 11 individëve u është pranuar kërkesa për gjykim të shkurtuar dhe ata janë veçuar nga procedura.

<

Gjyqi është i lidhur me disa shoqëri dhe organizata jofitimprurëse, përfshirë “PALUSHI”, “GERARD-A”, “FUSHA”, “LANI”, si dhe qendra të ndryshme si “HARABEL”, “BYL-A”, “MUZA” dhe “EVENTUS”. Në listën e të akuzuarve gjenden gjithashtu Erion Veliaj, Arjola Xoxa, Erald Simixhiu, Linda Kazani, Meriman Palushi, Mirton Lika, Shkëlqim Fusha, Sokol Kryeziu dhe Valmir Xoxa.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement