Engjëllusha Salihu ka ndarë një dedikim të veçantë me ndjekësit e saj për nder të 1-vjetorit të martesës.
Në një postim të saj në rrjetet sociale, ajo ka uruar partnerin, duke shprehur dashurinë dhe mirënjohjen për vitin e parë të jetës së përbashkët. Ajo shkruan: “Gëzuar 1-vjetorin e martesës, dashuria ime – një vit plot dashuri, e një përjetësi përpara”. Ky urim ishte shoqëruar me emocione dhe kujtime të veçanta.
Është e rëndësishme të theksojmë se çiftin e pret një ngjarje e re, pasi pritet të bëhen prindër për herë të parë.
Be the first to comment