Kapiteni i Kombëtares së Kosovës dhe ylli i skuadrës së Napolit, Amir Rrahmani, ka hedhur një hap të rëndësishëm në jetën e tij personale. Më 30 maj, në ishullin e bukur të Sicilisë në Itali, ai i ka propozuar për martesë partneres së tij, Drita Stublla, pas një lidhjeje dashurie që zgjati më shumë se një vit.
Çifti ka treguar kujdes të madh për të mbajtur romancën e tyre private dhe larg vëmendjes së mediave. Megjithatë, lajmi për fejesën e tyre u përhap me shpejtësi javët e fundit, kur në rrjetet sociale u ndanë disa fotografi që dokumentonin momentin e propozimit në një jaht, si dhe një postim nga Drita që tregonte unazën e saj të madhe.
Përkundër heshtjes fillestare, Drita ka qenë ajo që ka ndarë detaje dhe pamje nga ky moment magjik përmes një postimi në llogarinë e saj në TikTok. Ajo ka zbuluar imazhe të organizimit të veçantë në Itali, ku çdo gjë dukej si një skenë filmi.
Propozimi u realizua si një surprizë e vërtetë mbi një jaht luksoz në mes të detit. Pranë jahtit kryesor u afruan dy varka më të vogla, njëra me miqtë e çiftit që mbanin një pankartë me mbishkrimin “MARRY ME!”, ndërsa në varkën tjetër ishin fëmijët e vegjël të veshur me të bardha, të cilët mbathnin lule dhe kurora në kokë.
Në fotot e publikuara shihet edhe momenti emocionues kur Amir ulet në gjunjë në pjesën e përparme të jahtit, dhe pas marrjes së përgjigjes pozitive nga Drita, ata ndahen një përqafim të ngrohtë. Ambientet ishin dekoruar me mbishkrime të personalizuara si “Amir ❤ Drita” dhe detaje romantike si “Per sempre io e te” (Përgjithmonë unë dhe ti), ndërsa të ftuarit ishin të gjithë të veshur me të bardha, duke kontribuar kështu në këtë moment përrallor.
Be the first to comment