Modelja shqiptare Emina Çunmulaj po feston një përvjetor të rëndësishëm në historinë e saj të dashurisë me biznesmenin iraniano-amerikan, Sam Nazarian.
Me këtë rast të veçantë, Emina ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një moment mjaft romantik. Ajo ka treguar se edhe përkundër distancës së madhe, bashkëshorti i saj ka arritur ta surprizojë në një mënyrë të veçantë.
Në postimin e saj më të fundit në Instagram, Emina shfaqet duke hyrë në një ambient të dekoruar me petale trëndafilash të kuq dhe qirinj të ndezur. Ky dekorim krijon një atmosferë festive për të festuar këtë datë të rëndësishme.
Ajo ka ndarë ndjenjat e saj me një dedikim që thekson rëndësinë e 20 qershorit, datës që shënon martesën e tyre në vitin 2015. Emina shprehet: “Edhe pse jemi të ndarë nga oqeane dhe kontinente, ti ende arrin të më surprizosh çdo ditë. Pas 16 vitesh bashkë dhe 11 vitesh si gruaja jote, do të të zgjidhja ty përsëri dhe përsëri. E dashuroj të qenit gruaja jote.”
Çifti gëzon një jetë të lumtur familjare dhe janë prindër të tre fëmijëve, dy vajzave dhe një djali.



















You must be logged in to post a comment Login