Modelja shqiptare Emina Çunmulaj ka shpërndarë një urim të veçantë për ditëlindjen e bashkëshortit të saj, sipërmarrësit iraniano-amerikan Sam Nazarian.
Përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ku të dy shfaqen të përqafuar, Emina i ka dedikuar partnerit fjalë plot dashuri dhe mirënjohje. Ajo shkruan: “Gëzuar ditëlindjen, dashuria ime. Kam pasur fatin të festoj 16 ditëlindjet e tua me ty dhe mund të them me gjithë zemër se je bërë versioni më i mirë i vetes”.
Çifti ka qenë së bashku për një kohë të gjatë dhe ka tre fëmijë.



















You must be logged in to post a comment Login