Një turist britanik ka humbur jetën në bordin e një anijeje kroçere pranë ishullit grek të Kretës, pas një ngjarjeje tragjike ku ai u gjet pa shenja reagimi.
79-vjeçari, identiteti i të cilit ende nuk është bërë publik, ndodhej në anije gjatë një lundrimi në Detin Mesdhe. Anija u detyrua të ankorohej në Kretë për shkak të një emergjence mjekësore, sipas raportimeve nga Metro.
Atij iu ofrua ndihma e parë në vendngjarje, por pavarësisht përpjekjeve, ai u shpall i vdekur në spitalin lokal.
Autoritetet portuale në Hania kanë nisur një hetim paraprak për të sqaruar rrethanat e vdekjes, sipas mediave britanike.
Ky është rasti i dytë këtë muaj ku një shtetas britanik humbet jetën në një anije kroçere në Greqi. Një incident i ngjashëm ndodhi gjithashtu, kur një 67-vjeçar vdiq në një anije me flamur maltez pranë ishullit të Korfuzit.
Be the first to comment