Moderatorja Elita Rudi dhe bashkëshorti i saj, reperi Gjiko, kanë zgjedhur Egjiptin si destinacion për pushime, për t’u larguar për disa ditë nga angazhimet e përditshme.
Përmes postimeve të fundit në rrjetet sociale, çifti ka ndarë me ndjekësit momente magjike nga ky udhëtim ekzotik. Në fotot e shpërndara në Instagram, Elita shfaqet e elegante në një fustan të gjatë ngjyrë të kaltër, duke kombinuar aksesorët në mënyrë perfekte me ambientin luksoz që e rrethon.
Ajo ka përshkruar një nga momentet si “E humbur në Netët Arabe”, duke reflektuar atmosferën përrallore të mbrëmjeve në Egjipt.
Si prindër të dy fëmijëve, Zërit dhe Botës, Elita dhe Gjiko gjejnë gjithmonë kohë për momente romantike, duke u mbajtur si një nga dyshet më të pëlqyera nga publiku. Një foto tjetër tejet romantike i tregon ata të përqafuar buzë pishinës, nën dritat e natës.



















You must be logged in to post a comment Login