Disa postime nga xhirimet e Elijona Binakaj, finalistja e Big Brother VIP Kosova 4, kanë ngjallur pyetje rreth projekteve të saj të ardhshme.
Sipas informacionit nga Prive By Liberta Spahiu, Elijona do të jetë protagoniste e një projekti të ri të kompanisë SBS Entertainment, e cila drejtohet nga menaxheri i njohur Jetmir Agaj.
SBS ka qenë prej vitesh në prapaskenë të shumë projekteve muzikore dhe bashkëpunimeve mes artistëve të njohur. Kompania ka zgjeruar aktivitetet e saj edhe në menaxhim dhe në fusha të tjera të industrisë së argëtimit dhe marketingut.
Ky zhvillim vjen pas një periudhe të vështirë për Elijonën. Gjatë muajve të fundit, ajo ka marrë vëmendje të madhe për jetën e saj private, përfshirë ndryshimet në raportin me Klodin. Disa ditë më parë, Elijona pranoi se kishte kaluar një krizë dhe se ishte përballur me një periudhë sfiduese.
Pavarësisht kësaj, duket se fokusi i saj tani po zhvendoset drejt punës. Mbetet për t’u zbuluar se çfarë konkretisht po xhirohet.
Be the first to comment