Ish-finalistët e “Big Brother VIP Kosova 4”, Elijona dhe Klodi, vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë. Pas përfundimit të rrugëtimit të tyre në shtëpinë më të famshme të Kosovës disa muaj më parë, ata janë bërë shpesh objekt diskutimesh për raportin e ngushtë mes tyre.
Dyshimet për një lidhje më të thellë janë intensifikuar pas postimeve të tyre të fundit nga Jugu. Fotot e përbashkëta dhe shkëmbimi i simboleve romantike në rrjetet sociale lënë të nënkuptohet se marrëdhënia e tyre ka evoluar.
Në një ngjarje të organizuar ditën e djeshme, dyshja është fotografuar në momente intime gjatë “Alba Festival”. Ata shfaqen shumë pranë njëri-tjetrit, duke shijuar atmosferën në zonën VIP, përpjekur të qëndrojnë larg kureshtarëve.
Megjithatë, gjatë muajve të fundit, Elijona dhe Klodi kanë preferuar ta mbajnë jetën e tyre private sa më diskrete. Por këto momentet e afërsisë flasin vetë për një lidhje të fortë, ku kimia mes tyre është forcuar edhe më tepër pas daljes nga reality show, duke sugjeruar se pushimet e përbashkëta dhe dedikimet në rrjetet sociale nuk janë thjesht rastësi.



















You must be logged in to post a comment Login