Një shtetas kosovar u ekstradua më 15 gusht nga Kroacia në Kosovë, në përputhje me një urdhërr arrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë kosovare.
Sipas Policisë së Kosovës, ky proces ekstradimi u realizua nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (ILECU), në bashkëpunim me njësitë përkatëse të Policisë dhe institucionet e drejtësisë.
I ekstraduari dyshohet se është i përfshirë në veprën penale të dhunimit.
<
Pas mbërritjes në Kosovë, ai iu dorëzua njësive policore për të vijuar procedurat e mëtejshme ligjore.
Be the first to comment