Anëtarja e ekipit mbrojtës të Pjetër Shalës, Dzeneta Petraviqa, ka njoftuar se janë dorëzuar dy kërkesa në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasbourg. Njëra kërkesë lidhet me çështjet e dënimit të Shalës, ndërsa tjetra është për zhdëmtime.
Petraviqa ka theksuar se për shkak të rregullave të Dhomave të Specializuara dhe kufizimeve në lidhje me konfidencialitetin, dokumentet e plota nuk mund të bëhen publike. Megjithatë, ajo ka ndarë disa nga pikat kryesore të ankesave me Klan Kosovën.
Mbrojtja shpreh shqetësime për disa çështje, duke përfshirë kohëzgjatjen e procesit, përdorimin e provave të kontestuara dhe shkeljen e parimit të ligjshmërisë.



















You must be logged in to post a comment Login