Pas katër javësh, përmbyllen gërmimet në tri lokacione të dyshuara për varreza masive në Zubin Potok. Gjatë këtyre gërmimeve, janë gjetur mbetje mortore të viktimave nga lufta e fundit në Kosovë.
Në lokacionin e dytë, janë nxjerrë mbetjet e fundit, të cilat dyshohet se iu përkasin 23 personave. Këto mbetje janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për t’u ekzaminuar.
Identifikimi i viktimave do të realizohet përmes analizave të ADN-së në Hagë. Pas përfundimit të këtij procesi, familjarët pritet të njoftohen për rezultatet.
Institucioni të Kosovës vazhdojnë hetimet për gjetjen e lokacioneve të tjera të mundshme për varreza masive. Më shumë se 1,570 persona, shumica e të cilëve shqiptarë, janë ende të zhdukur nga lufta e viteve 1998-1999.
Për më shumë informacion, ndiqni kronikën më poshtë.



















You must be logged in to post a comment Login