Një fenomen astronomik i jashtëzakonshëm pritet të ndodhë këtë muaj, duke ofruar mundësinë për miliona njerëz që të observojnë një eklips të plotë diellor.
Më 12 gusht, Hëna do të pozicionohet midis Tokës dhe Diellit, duke bllokuar plotësisht dritën e Diellit dhe duke krijuar një hije mbi një pjesë të planetit. Sipas raporteve, eklipsi i plotë do të zgjasë deri në 2 minuta e 18 sekonda.
Gjatë këtij fenomeni, do të ndodhin disa ndryshime të dukshme: errësirë në mes të ditës, rënie të menjëhershme të temperaturës dhe ndryshime në sjelljen e disa kafshëve.
Pamjet më spektakolare priten të shfaqen në Grenlandë, Islandë dhe në veri të Spanjës, ku Dielli do të mbulohet plotësisht nga Hëna.
Ekspertët këshillojnë që fenomeni të vëzhgohet vetëm me syze dhe pajisje të certifikuara, pasi shikimi i drejtpërdrejtë i Diellit mund të shkaktojë dëmtime serioze në sy.
Për më shumë informacion, ndiqni kronikën më poshtë.



















You must be logged in to post a comment Login