Egzona Muçiqi, bashkëshortja e këngëtarit Albatrit Muçiqi, përjetoi një humbje të rëndë me vdekjen e vëllait të saj, që ndodhi para disa javësh. Pas këtij ngjarjeje tragjike, ajo kishte qëndruar jashtë vëmendjes publike dhe nuk kishte qenë aktive në rrjetet sociale.
Së fundmi, Egzona ka bërë një rikthim të heshtur në Instagram, duke ndarë një fotografi në Instastory. Në këtë imazh, ajo shfaqet duke i mbajtur dorën bashkëshortit të saj, pa u zbuluar fytyrat e tyre.
Ky rikthim është një hap i vogël për të dhe ndjekësit e saj, duke treguar se pas një periudhe të vështirë, ajo po fillon të rikthehet në jetën e përditshme.



















You must be logged in to post a comment Login