Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Edi Kuçi, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale me një postim të fundit, ku shfaqet pranë një veture luksoze.
Në fotografinë e publikuar, Kuçi pozon para një superveture të zezë. Ai ka lënë gjithashtu një mbishkrim intrigues që u komentua gjerësisht nga ndjekësit. “Dear Kosovo, You’re welcome. James Bond për hatersat, Bruce Wayne për popullin,” ka shkruar ai, me hashtagun #batmobile.
Pavarësisht përfundimit të eksperiencës së tij në show, Edi Kuçi vazhdon të jetë aktiv në rrjetet sociale, duke ndarë momente nga jeta e tij personale dhe aktivitete të përditshme me publikun.
Be the first to comment