Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Edi Rama e quan koncertin e Kanye West “investim të shkëlqyer” për Shqipërinë

Edi Rama e quan koncertin e Kanye West “investim të shkëlqyer” për Shqipërinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas koncertit të artistit amerikan Kanye West, i mbajtur mbrëmjen e së shtunës në Tiranë.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama ndau një videokartolinë nga atmosfera e koncertit dhe e përshkroi ngjarjen si një sukses të madh për imazhin turistik të Shqipërisë dhe për ekonominë e kryeqytetit.

“Mirëmëngjes, dhe me videokartolinën e një mbrëmjeje magjike të Tiranës, ku dje 80 kombësi u bënë bashkë në koncertin kult të Kanye West. Ky ishte një investim i shkëlqyer, jo vetëm për imazhin e Shqipërisë Turistike, por edhe për impaktin pozitiv në ekonominë e kryeqytetit. Ju uroj një të diel të bukur,” shkroi Rama në Facebook.

<

Sipas kryeministrit, koncerti tërhoqi vizitorë nga 80 kombësi të ndryshme dhe u cilësua si një ngjarje me ndikim të rëndësishëm në promovimin e vendit dhe zhvillimin ekonomik të Tiranës.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement