Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Edi Kuçi publikon foto të afërt me Elijonën, rikthehen dyshimet për raportin e tyre

Edi Kuçi publikon foto të afërt me Elijonën, rikthehen dyshimet për raportin e tyre

Ish-banori i “Big Brother VIP Kosova 4”, Edi Kuçi, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një fotografi të postuar në Instagram, ku shfaqet duke përqafuar dhe puthur në kokë Elijonën. Ky moment ka shkaktuar reagime, veçanërisht pas aludimeve të fundit për një krisje të mundshme mes saj dhe partnerit, Klodit.

Elijona ka reaguar për këto thashetheme duke sqaruar se po qëndron me familjen në Kosovë dhe ka mohuar se po krijon drama për vëmendje. Ajo gjithashtu ka njoftuar se profili i Klodit në Instagram është hakuar.

Fotografia e fundit e Edi dhe Elijonës ka rikthyer kujtimin e raportit të tyre të mëparshëm. Gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP”, ata patën disa përplasje, ndërsa Edi ka deklaruar se ishin takuar edhe më herët jashtë shtëpisë.

Megjithatë, mbetet e paqartë nëse ky veprim ka një domethënie më të thellë apo thjesht është një gjest miqësor. Të dy protagonistët deri tani nuk kanë dhënë shpjegime të reja për raportin mes tyre.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement