Eduard Kuci, ish-banor i edicionit të kaluar të Big Brother VIP Kosova, ka bërë një deklaratë që pritet të shkaktojë shumë reagime në publik.
Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Artistët Shqiptarë”, Edi u pyet nëse kishte pasur marrëdhënie intime gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë më të famshme në Kosovë. Ai përgjigjej pa hezitim me “po”, duke zbuluar se momenti kishte ndodhur me ish-banoren Bia Khalifa. “Po, me Bijën. Edhe fatkeqësisht për mua nuk është transmetuar,” tha ai me humor.
Deklarata e tij ka ngjallur menjëherë interes, pasi një skenë e tillë nuk është shfaqur gjatë transmetimit të spektaklit, duke lënë të kuptohet se produksioni kishte vendosur ta përjashtonte atë nga programi.
Edi dhe Bia kishin krijuar një afrim gjatë aventurës së tyre në Big Brother VIP Kosova, dhe marrëdhënia e tyre kishte qenë temë diskutimi si nga banorët, ashtu edhe nga publiku.
Tani mbetet për t’u parë nëse kjo deklaratë do të sjellë reagime nga protagonistët e tjerë të spektaklit ose nga vetë produksioni.
Be the first to comment