Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit, kur shtetasi kosovar Kadri Behluli humbi jetën pas një aksidenti të rëndë në aksin Lezhë-Milot.
Në përplasjen e ndodhur me një kamion, janë lënduar gjithashtu djali dhe motra e tij, të cilët aktualisht po marrin trajtimin e nevojshëm në spital.
Familjarët e 54-vjeçarit kanë reaguar nga lajmi i hidhur, duke shprehur dashurinë e tij të thellë për Shqipërinë.
“Me të gjitha problemet dhe vështirësitë e tij, ai e deshi atë tokë me gjithë zemër. Po ashtu, ai deshi Kosovën, një patriot me shpirt të pastër,” theksojnë ata në reagimin e tyre.
Sipas informacioneve, dyshohet se Behluli ka humbur kontrollin mbi automjetin për shkak të përgjumjes.



















You must be logged in to post a comment Login