Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

E trishtë: Ky është i riu që vdiq pasi u godit nga rrufeja në Suharekë

E trishtë: Ky është i riu që vdiq pasi u godit nga rrufeja në Suharekë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur afër vendit të quajtur “Guri i Dellocit”, në zonën malore ndërmjet bjeshkëve të Bukoshit dhe Dellocit. 26-vjeçari, F.B., ka humbur jetën, me dyshimin se është goditur nga rrufeja.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka konfirmuar ngjarjen për Klankosova.tv. Ai informoi se menjëherë pas raportimit të incidentit, një patrullë policore nga Stacioni Policor në Suharekë, e shoqëruar nga hetues, është nisur drejt vendngjarjes.

Duke marrë parasysh se ngjarja ndodhi në një territor malor të thellë, qasja në vendin e incidentit ka qenë tejet e vështirë.

<

Ekipi mjekësor i Emergjencës së Suharekës, pas mbërritjes në vendngjarje, ka konfirmuar vdekjen e viktimës, F.B., rreth 26 vjeç.

Për rastin është informuar Prokurori kujdestar, dhe hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve po punojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes, në bashkërendim me Prokurorin e Shtetit.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement