Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

E rrallë në Mitrovicë: Foshnja lind mbi 5 kilogramë

E rrallë në Mitrovicë: Foshnja lind mbi 5 kilogramë

Në Repartin e Gjinekologjisë të Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, është shënuar një rast i veçantë, ku është realizuar me sukses një lindje natyrale e një foshnjeje me peshë mbi pesë kilogramë.

Sipas njoftimit të spitalit, foshnja kishte një peshë prej 5 kilogramësh e 50 gramë dhe gjatësi prej 65 centimetrash. Spitali e ka cilësuar këtë ngjarje si të veçantë dhe ka vlerësuar angazhimin e stafit shëndetësor, i cili u kujdes për nënën dhe foshnjën gjatë procesit të lindjes.

“Lindja natyrale u realizua falë përkushtimit dhe kujdesit të vazhdueshëm të mjekëve Dr. Vjollca Çitaku dhe Dr. Bajram Drevinja, si dhe ekipit të mamive dhe infermiereve”, theksohet në njoftimin e Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës.

Në ekipin që mori pjesë në këtë proces ishin gjithashtu mamitë dhe infermieret Nazmije Gruda, Selvete Voca dhe Shengyl Xhaka.

Spitali thekson se ky rast përbën një moment të veçantë për institucionin. Ata nënvizojnë se kjo ngjarje “dëshmon profesionalizmin, përkushtimin dhe kujdesin e lartë të ekipit shëndetësor gjatë gjithë procesit”.

Në përfundim, spitali dërgoi urimet për nënën dhe familjen, duke i shprehur gjithashtu foshnjës dëshirat për shëndet dhe jetë të gjatë.

“Urime të përzemërta nënës dhe familjes! Foshnjës i urojmë shëndet të plotë dhe jetë të gjatë!” përfundon njoftimi i spitalit.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement