Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

E rëndë: Vajza gjendet e pajetë pranë shtëpisë, një 14-vjeçar në pranga

E rëndë: Vajza gjendet e pajetë pranë shtëpisë, një 14-vjeçar në pranga

Një adoleshent është arrestuar me dyshimin për vrasje, pas gjetjes së trupit të një vajze shkolle në një park, pranë shtëpisë së saj familjare.

Policia e Gwent-it ka nisur një hetim për vrasje, pasi trupi i Lily-t, e cila ishte raportuar e zhdukur, u gjet në zonën e Duffryn Park në Blaina, Uells, rreth orës 22:10 të së hënës.

Një djalë 14-vjeçar nga zona e Blaenau Gwent është arrestuar dhe po mbahet në paraburgim. Identifikimi zyrtar i tij nuk është kryer ende, por familja e vajzës është informuar.

Lily, e moshës 14 vjeçe nga Blaina, ishte parë për herë të fundit në High Street të qytetit, rreth orës 18:50 të së shtunës më 20 qershor. Trupi i saj u gjet më vonë rreth orës 22:00, i fshehur në shkurre, sipas raportimeve nga Metro.

Nëna e dy fëmijëve, Katy Bennett, 44 vjeçe, ndau me The Sun: “Kërkova shumë afër atij vendi dhe nuk pashë asgjë; duhet të ketë qenë e mbuluar.”

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement