Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

E rëndë në Lushnjë, kërkohet 42-vjeçari që dyshohet se dhunoi seksualisht një grua me probleme mendore  

E rëndë në Lushnjë, kërkohet 42-vjeçari që dyshohet se dhunoi seksualisht një grua me probleme mendore  

Policia e Shqipërisë ka shpallur në kërkim një 42-vjeçar, i dyshuar për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me dhunë ndaj një 27-vjeçareje me probleme të shëndetit mendor.

Sipas njoftimit zyrtar, një shtetase 27 vjeçe e ka raportuar rastin në Komisariatin e Policisë në Lushnjë, bashkë me dy familjarë të saj. Ajo ka denoncuar ngjarjen që ka ndodhur një ditë më parë.

Pas kallëzimit, shërbimet e Policisë ndërmorrën veprime hetimore dhe procedurale, duke shpallur në kërkim shtetasin S. M., 42 vjeç, banues në Lushnjë. Ai dyshohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”, sipas njoftimit të Policisë.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve, u arrestua në flagrancë shtetasi D. Y., 32 vjeç, vëllai i 27-vjeçares. Ai dyshohet se gjatë raportimit të motrës në Komisariatin e Policisë, ka djegur me lëndë djegëse automjetin e nënës së 42-vjeçarit.

Policia njofton se punimet për kapjen e S. M. vazhdojnë, si dhe po bëhet dokumentimi i rrethanave të rastit. Materialet procedurale janë dorëzuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Fier për veprime të mëtejshme.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement