Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Agonas të Kavajës mbrëmjen e së mërkurës. Një i moshuar ka vrarë me thikë vëllain e tij, duke shkaktuar një krim të rëndë që ka lënë pas vetes pasoja tragjike.
Policia e Shqipërisë ka dhënë detaje mbi ngjarjen. Sipas njoftimit, rreth orës 20:30, në fshatin Agonas, dyshohet se gjatë mbledhjes së bazës ushqimore për blegtorinë, shtetasi M. Rr., 76 vjeç, ka goditur me thikë vëllain e tij, shtetasin E. Rr., 74 vjeç. Pavarësisht përpjekjeve për ta ndihmuar, ai ka ndërruar jetë si pasojë e dëmtimeve të marra.
Pas ngjarjes, polica ka arrestuar të dyshuarin. Një grup hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj tragjedie.


















You must be logged in to post a comment Login