Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

E rëndë në Gjilan: Hyri për ta pastruar bunarin, 75-vjeçari nuk doli më i gjallë

E rëndë në Gjilan: Hyri për ta pastruar bunarin, 75-vjeçari nuk doli më i gjallë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e së hënës në fshatin Dobërçan të Gjilanit, ku një person ka humbur jetën pas dyshimeve se ka rënë në një bunar gjatë procesit të pastrimit të tij.

Zëdhënësi rajonal i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, e ka konfirmuar rastin për Klankosova.tv. Ai theksoi se njësitet policore kanë reaguar menjëherë, duke u shkuar në vendin e ngjarjes.

“Më datën 29.06.2026, rreth orës 14:23, Policia e Kosovës në Gjilan ka pranuar një thirrje për një incident në fshatin Dobërçan. Njësitet patrulluese janë përgjigjur menjëherë dhe kanë arritur në vendin e ngjarjes. Sipas hetimeve të para, dyshohet se një person ka rënë në një pusetë gjatë pastrimit të saj,” deklaroi Hashani.

<

Në ndihmë ka ndërhyrë edhe ekipi i zjarrfikësve, që kanë realizuar zbrazjen e pusetës për të mundësuar nxjerrjen e viktimës.

“Pas zbrazjes së pusetës, është tërhequr trupi i viktimës, dhe mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen. Viktima është lindur në vitin 1951,” sqaroi ai.

Përveç njësive policore, në vendin e ngjarjes kanë mbërri edhe hetuesit rajonalë dhe ekspertët e forenzikës. Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement