është publikuar fotografia e Bashkim Boçit, 55 vjeçar, punonjës i OSHEE-së, që humbi jetën tragjikisht gjatë një ndërhyrjeje për riparimin e defekteve në rrjetin elektrik të shkaktuara nga moti i keq në zonën e Himarës.
Boçi ishte duke punuar në një shtyllë, ku po tentonte të rilidhte një kabllo energjie, kur dyshohet se iu shkëput rripi i sigurisë që e mbante të lidhur. Si pasojë e kësaj, ai ra nga një lartësi prej rreth 9 metrash, duke humbur jetën.
Pas kësaj ngjarjeje tragjike, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në Shqipëri shprehu ngushëllimet e saj për familjen, të afërmit dhe kolegët e 55-vjeçarit.
“Me dhimbje të thellë mora lajmin për humbjen e jetës së kolegut tonë, Bashkim Boçi, i cili ra në krye të detyrës gjatë riparimit të defekteve të shkaktuara nga moti i keq në zonën e Himarës.
Bashkimi ka qenë pjesë e OSSH Elbasan që prej vitit 2000 dhe e ushtroi detyrën e tij me përkushtim e profesionalizëm deri në momentin e fundit.
Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të afërmit dhe kolegët e tij. Ndajmë dhimbjen me ta në këtë moment të vështirë dhe nderojmë me mirënjohje kontributin dhe sakrificën e Bashkim Boçit në shërbim të qytetarëve,” theksohet në reagimin e ministrisë.



















You must be logged in to post a comment Login