Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

E rëndë: 85-vjeçari shqiptar vdes gjatë uljes së avionit në Itali

E rëndë: 85-vjeçari shqiptar vdes gjatë uljes së avionit në Itali

Një 85-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë mbrëmjen e kaluar teksa avioni në të cilin po udhëtonte nga Tirana po ulej në aeroportin “Marconi” të Bolonjës.

Sipas raportimeve nga abcnewsal, i moshuari udhëtonte me anëtarë të familjes dhe kishte probleme serioze shëndetësore. Ai kishte kërkuar ndihmë mjekësore përpara zbritjes nga avioni.

Gjatë uljes, 85-vjeçari dyshohet se ka pësuar një arrest kardiak. Ekipet emergjente të shërbimit 118, të njoftuara paraprakisht, ndërhyen menjëherë, por nuk arritën ta shpëtonin.

Avioni nga Tirana u ul në aeroport pak pas mesnatës, ndërsa në vendngjarje mbërriti edhe Policia e aeroportit.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement