Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

E pazakontë: Nusja ia vë flakën kishës një ditë para dasmës

E pazakontë: Nusja ia vë flakën kishës një ditë para dasmës

Një grua 25-vjeçare nga Utah, SHBA, është arrestuar nën dyshimin se ka vënë zjarr në një kishë të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme (LDS) vetëm një ditë para ceremonisë së saj të martesës.

Sipas dokumenteve gjyqësore dhe raportimeve të mediave lokale, si Fox 13, KUTV dhe ABC 4, policia e Kaysville mori një njoftim për zjarrin në kishën e vendosur në West Center Street rreth orës 22:07 më 10 korrik.

Kur efektivët mbërritën në vendngjarje, ata biseduan me anëtarët e familjes që ishin duke përgatitur ambientet për dasmën së bashku me nusen, Lenita Joy Moreno, dhe të fejuarin e saj. Familjarët treguan se, pak përpara se të largoheshin, alarmi i zjarrit kishte filluar të binte.

<

Ata kontrolluan ndërtesën dhe zbuluan flakët në një nga sallat e kishës. Me ndihmën e ujit dhe një fikëse zjarri, arritën ta shuanin zjarrin para mbërritjes së zjarrfikësve.

Hetimet e para zbuluan se zjarri kishte nisur poshtë një karrigeje, ku ishin gjetur disa sende të pazakonta, përfshirë një tampon, të cilin ndoshta e kishte përdorur për të ndezur flakët. Policia informoi se dhëndri kishte deklaruar se ai dhe Moreno ishin në të njëjtën dhomë vetëm disa çaste para zbulimit të zjarrit.

Gjatë hetimeve, u zbulua se çifti kishte shkuar më herët në një dyqan Ace Hardware për të blerë materiale për përgatitjet e martesës. Autoritetet konstatoin se kamerat e sigurisë regjistruan Moreno duke marrë dy ose tre çakmakë pa i paguar. Ajo pranoi më vonë përpara policisë se kishte vjedhur diçka, por refuzoi të jepte më shumë detaje.

Autoritetet besojnë se çakmakët e vjedhur janë përdorur për ndezjen e zjarrit. Në dokumentet gjyqësore është shënuar se Moreno dyshohet se ka ndezur zjarri ndërkohë që pesë persona të tjerë ndodheshin brenda kishës. Një tjetër informacion i rëndësishëm është se ajo nuk kishte siguruar lejen e martesës për ceremoninë e planifikuar, në kundërshtim me deklaratat e saj.

25-vjeçarja u arrestua më 27 korrik dhe përfundoi në burgun e Qarkut Davis. Ajo përballet me akuza për zjarrvënie të rëndë, vjedhje në një biznes dhe dhënie të informacioneve të rreme ndaj një oficeri policie.

Dëmet e shkaktuara nga zjarri në kishë vlerësohen në rreth 108 mijë dollarë.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement