Policia ka njoftuar se sot në stacionin policor të Shtërpcës ka pranuar një informacion për një rast kanosjeje me armë zjarri në Brezovicë, pranë qendrës së skijimit.
Sipas hetimeve fillestare, tre persona që po lëviznin me kuajt e tyre në një shteg të ngushtë malor janë përballur me një individ tjetër, i cili dyshohet se kishte lënë kalin e tij në rrugë dhe kishte refuzuar ta largohej për t’iu mundësuar kalimin.
Pas një mosmarrëveshjeje verbale, N.H, 65 vjeç, dyshohet se ka nxjerrë një pistoletë dhe i ka kanosur tre personat, duke përdorur njëkohësisht fjalë fyese.
“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit për 48 orë, për hetime të mëtejme,” thuhet në njoftimin e policisë.



















You must be logged in to post a comment Login