Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

E papritur, Dafina fut makinën në zonën e mbrojtur nga UNESCO

E papritur, Dafina fut makinën në zonën e mbrojtur nga UNESCO

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri është me famë për stilin e saj unik dhe surprizat që ofron. Por së fundmi, ajo ka realizuar diçka krejtësisht të papritur, e cila nuk e kemi parë më parë prej saj.

Në një postim të fundit në TikTok, artistja ka habitur ndjekësit duke u shfaqur duke futur veturën brenda hapësirave të Kalasë historike të Gjirokastrës. Në pamjet e ndara me fansat, shihet një makinë luksoze që lëviz në ambientet e brendshme të këtij monumenti të rëndësishëm, një skenë e pazakontë që ka ngjallur shumë pikëpyetje.

Futja e automjeteve në Kalasë e Gjirokastrës është rreptësisht e ndaluar për publikun dhe turistët. Kjo për shkak se kalasa, si një pasuri botërore nën mbrojtjen e UNESCO-s, është një zonë ekskluzivisht këmbësore, e cila ka për qëllim ruajtjen e strukturës dhe kalldrëmit të saj antik nga dëmtimet.

<

Megjithatë, autoritetet lokale dhe Ministria e Kulturës japin autorizime speciale në raste të caktuara, si xhirimet e filmave ose videoklipeve muzikore, si dhe për logjistikën gjatë festivaleve.

Kjo sugjeron se Dafina ka marrë një leje të posaçme nga institucionet përkatëse, çka ngre dyshime se ajo po përdor ambientet magjepsëse të qytetit të gurtë për projektin e saj të ardhshëm muzikor.

Çfarë po përgatit pikërisht këngëtarja do ta zbulohen në ditët në vijim, por një gjë është e sigurt: ajo di si të krijojë zhurmë dhe të zgjojë kuriozitetin e madh të publikut, edhe para lançimit të këngës së saj të re.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement