Milan ka përfunduar transferimin e futbollistit të Strasbourgut, Diego Moreira.
Klubi italian ka arritur një marrëveshje përfundimtare për anësorin belg, i cili pritet të bëhet një nga përforcimet e reja të ekipit të drejtuar nga Ruben Amorim.
Gazetari i njohur italian i merkatos, Fabrizio Romano, ka raportuar për këtë transferim.
Mësohet se 22-vjeçari do t’i kushtojë Milanit rreth 50 milionë euro dhe pritet të zyrtarizohet së shpejti.
Belgu, i cili ka aftësinë të luajë në të dy krahët e sulmit, ka marrë vëmendjen për shpejtësinë, driblimin dhe aftësinë për të krijuar raste për gol.



















You must be logged in to post a comment Login