Në Gjykatën Themelore në Pejë është vendosur që rasti ndaj Halil, Kastriot dhe Kreshnik Mehmetajt, të akuzuar për vrasjen e trefishtë në Gllogjan të Deçanit, të kthehet në rigjykim.
Ky vendim u mor në seancën ku ishte paraparë shpallja e aktgjykimit ndaj të akuzuarve, por gjykata ka vendosur që çështja të shqyrtohet sërish.
Ngjarja, e cila ndodhi në vitin 2021, rezultoi në vdekjen e dy nxënësve dhe shoferit të autobusit. Ky i fundit u qëllua me armë zjarri ndërsa udhëtonte në autobusin që transportonte udhëtarë në fshatin Gllogjan.
Be the first to comment