Një person ka pësuar plagë nga arma e zjarrit në Vushtrri, në pasditen e së enjtes.
Ngjarja është konfirmuar nga Avni Zahiti, zëdhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës. Ai njoftoi se i lënduari është transportuar për trajtim mjekësor.
Policia ka filluar veprimet operative dhe hetimore për zbardhjen e rastit. Aktualisht po kërkohet personi i dyshuar, ndërsa në kuadër të hetimeve janë shoqëruar për intervistim katër individë, të cilët dyshohen për përfshirje në ngjarje.
Be the first to comment